Kosovë
Kështu funksionon udhëtimi i kthimit në atdheun tuaj
Mbështetje përpara kthimit
Këshillimorja për kthim në Austri dëshiron t'ju mbështesë gjatë kthimit në atdheun tuaj.
Për çfarë kujdeset këshillimi për kthimin?
- Këshillimorja për kthim ju informon për mundësitë tuaja në atdheun tuaj.
- Ajo do t'ju informojë nëse mund të merrni mbështetje për udhëtimin për në atdhe dhe për ditët e para në atdheun tuaj.
- Ajo do t'ju ndihmojë të merrni dokumentet tuaja.
- Ajo do kujdeset që udhëtimi juaj të paguhet.
- Ajo organizon udhëtimin tuaj dhe gjithashtu rezervon fluturimet tuaja.
- Në përgjithësi ajo ju mbështet në aeroportin Vjenë Schwechat gjatë largimit nga vendi.
- Do t'ju ndihmojë gjithashtu nëse duhet të ndërroni aeroplanin në një vend tjetër.
- Këshillimorja për kthim sqaron nëse mund të merrni ndihmë mjekësore para, gjatë dhe pas udhëtimit.
We would like to inform you, that after activating, data will be transferred to the provider. Further information you will find in our data protection policy.
General Information on Voluntary Return Assistance
Federal Agency for Reception and Support Services (BBU)
Tel.:
+43 800 808 005